Selena e pranon më në fund

01/12/2017 10:22

Selena Gomez ka konfirmuar më në fund rilidhjen me dashurinë e saj të parë, Justin Bieber.

Aktorja 25-vjeçare ka folur për mashkullin e jetës së saj në një intervistë për Billboard, duke thënë për revistën se me ish-in e saj The Weeknd me të cilën ishin të lidhur 10 muaj sot janë “miq të mirë”.

Por Selena ishte e paqartë kur fliste për marrëdhënien e saj me Justin, duke insistuar se ajo do të ketë gjithmonë dobësi për dikë që ka pasur rol të rëndësishëm në jetën e saj.

“Jam 25. Nuk jam 18, 19 apo 20 vjeçe. I dua fort njerëzit që kanë patur ndikim në jetën time. Pra, ndoshta më parë mund të ketë qenë diçka e detyruar që nuk ishte e drejtë. Por kjo nuk do të thotë të mos kujdesesh për dikë që ikën”, ka thën ajo.

Selena dhe Justin kanë vendosur ti japin dhe një shans lidhjes së tyre që nisi në 2010.

FOTO GALERI
3/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA