Ilda Bejleri: Panucci i rreptë, edhe me mua

01/12/2017 08:36

Trajneri i ri i kombëtares, Christian Panucci duket se nuk është i rreptë vetëm me lojtarët, por edhe me gazetarët.

Këtë e ka konfirmuar Ilda Bejleri sot në “Wake Up” teksa po fliste për takimin e parë që kishte pasur me trajnerin kuqezi, bashkë me kolegë të tjerë.

Por pavarësisht kësaj, duket se Panucci i ka shkelur rregullat, pasi siç tregon edhe vetë Ilda, “nuk lejoheshin fotot”, por për moderatoren bukuroshe të “Supersport”, natyrshëm që do kishte përjashtim.

Gjatë emisionit ajo ka thënë edhe një detaj të rëndësishëm për jetën e saj, i dashuri i saj nuk duhet të jetë patjetër futbollist. “Ka gjera më të rëndësishme se sa profesioni”, shprehet ajo.

FOTO GALERI
2/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA