Miratohet buxheti, Rama rrëzon amendimet e PD; Basha: Buxhet pastrimi parash

30/11/2017 22:14

Parlamenti miratoi nen për nen dhe në tërësi buxhetin e 2018 dhe paketën fiskale që e shoqëron atë. Amendamentet e opozitës nuk u morën parasysh.

Kryeministri Edi Rama: Në tërësinë e tyre, propozimet janë aritmetikisht rritje e menjëhershme 10 për qind e borxhit publik. Janë automatikisht rënie e menjëhershme e 710 milionë dollarëve të ardhura në buxhetin e shtetit.

Kryetari i PD, Lulzim Basha: Nuk kanë qëllim tjetër këto amendamente, përveçse edhe njëherë të tregojnë para shqiptarëve fytyrën e vërtetë të kësaj qeverie, të këtij Kryeministri dhe interesat e tyre të vërteta: të grumbullojnë pushtetin në duart e krimit dhe oligarkëve, të grumbullojnë buxhetin në duart e krimit dhe të oligarkëve dhe t’u bien me shqelm interesit publlik.

Rama dhe Basha u përplasen edhe për çështjen e impianteve të djegies së mbetjeve që janë ndërtuar dhe do të ndërtohen në disa qytete në formën e koncesioneve. Basha tha se bëhet fjalë për një aferë prej 400 milionë euro, që prapa ka si përfitues ministra, por Rama deklaroi se nëse është e vërtetë një gjë e tillë ai jep dorëhqjen.

Edi Rama: Je gati të japësh dorëheqjen nëse nuk janë 400 milionë siç u rrokanis kokën shqiptarëve ke tre ditë, se u kape tani tek plehrat?! Je gati?! Unë jam gati! Po të jenë 400 unë jap dorëheqjen!

Lulzim Basha: Qenkan vetëm 350 miliardë! Shpëtoi. Janë vetëm 350 milionë euro, nga dokumentat e tij.

Buxheti i 2018 është 3.7 miliardë euro. Përsa i përket paketës fiskale, ndryshimi më i rëndësishëm është ndryshimi i formulës së taksimit të banesave duke u bazuar tek vlera pronës më saktë, 0.05 për qind e saj.
Familjet në ndihmë ekonomike, një pjesë e pensionistëve dhe disa kategori të tjera të shtresave në nevojë nuk do të paguajnë këtë taksë.

Ndryshimi tjetër është ulja e pragut të xhiros vjetore për futjen e biznesit në skemën e TVSH, duke e çuar në 2 milionë lekë, të përjashtuar do të jenë dhe profesionet e artizanatit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA