E zonja e shtëpisë na prezanton dekorimin

30/11/2017 10:22

Për Krishtlindjet e saj të para si Zonjë e Parë, Melania Trump ka publikuar dekorimet e festave të fundvitit, që kanë sjellë mjaft replika. Tema e dekorimit është “Time-Honored Traditions”.

“Presidenti, Barron dhe unë jemi të lumtur për Krishtlindjet tona të para në Shtëpinë e Bardhë. Si shumë familje në vend, traditat e festave janë shumë të rëndësishme për ne. Shpresoj që kur të vizitoni Shtëpinë e Popullit këtë vit, vizitorët të marrin ndjesinë e të qenit në shtëpi për pushime”, shkruan Zonja e Parë, Melanie Trump.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, dekorimi përfshin një pemë në përkujtim të familjeve të ushtarëve të Gold Star, porcelanet e presidentit Ronald Reagan, edicionin e 1866 të “A Christmas Carol” dhe një pemë zyrtare Krishtlindjesh të Shtëpisë së Bardhë, me ornamente kristali të zbukuruar me vulat e çdo shteti dhe territori.

Top Channel