Moda e tatuazheve, futbollistët më të vizatuar

29/11/2017 13:14

David Beckham ka qenë ndër të parët, e më pas u kthye në një modë. Sot, pjesa më e madhe e futbollistëve janë të mbushur me tatuazhe, kush më shumë e kush më pak.

I fundit në radhën e “ekzagjerimeve” është sulmuesi i Napolit, Lorenzo Insigne, që bëri një familje të tërë luanësh, tatuazh pothuaj më i madh se trupi i tij.

Por po të hedhësh një vështrim në Serinë A dhe jo vetëm, shumë prej futbollistëve më të njohur e kanë të mbushur trupin me tatuazhe, që kalojnë edhe te këmbët, madje disa prej tyre i kanë edhe në qafë, shumë të dukshme edhe vizualisht. Mjafton të kujtojmë Nainggolan te Roma, Perroti apo Sergio Ramos te Real Madrid, Ibrahimoviç te Mnchester United, Balotelli te Nice, madje dhe Leo Messi.

I vetmi që i ka shpëtuar kësaj mode është Cristiano Ronaldo. Portugezi i Real Madrid e ka justifikuar me faktin se ai është një dhurues i rregullt gjaku.

FOTO GALERI
9/22

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA