Fansja i bën një dhuratë speciale Tom Hanksit për ditëlindje

29/11/2017 15:39

Tom Hanks e pëlqen më të vërtetë Fiatin “126p”. Me të vërtetë shumë. Një nga fanset e tij, Monika Jaskolska vendosi t’ia siguronte një makinë të tillë atij, për ditëlindjen që e kishte në korrik.

Ajo nisi një fushatë për mbledhje fondesh dhe ia doli mbanë të blinte dhuratën perfekte për të.

Monika është nga Bielsko Biala, qyteti polak, ku këto makina prodhoheshin në vitet ’70.

Monika rrëfen se kishte parë postimet e Tom Hanks në mediet sociale, ku ai shfaqej pranë modeleve “Fiat 126p” dhe i lindi ideja e gjestit të madh.

Ajo mblodhi fonde bashkë me banorët e qytetit për të blerë dhe rikonstruktuar makinën që në Poloni njihet si “Maluch”. Dhe më në fund, dhurata është nisur drejt tij.

Vet Tom thotë se kishte bërë gjithnjë shaka se donte të blinte një makinë të tillë, por asnjëherë nuk e kishte imagjinuar që dikush do t’ia dhuronte.

Makina ishte prezantuar më herët, në një festë ditëlindjeje për Tom Hanks organizuar në Bielsko Biala, ndërsa paratë që tepruan nga fondet e mbledhura iu dhuruan Spitalit Pediatrik të qytetit.

Top Channel