“Më refuzoi…Diletta Leotta”

28/11/2017 16:41

Së shpejti do të transmetohet filmi i ri i Massimo Boldit, i titulluar “Natale da Chef”, por aktori nuk ka mundur ta mbajë sekret një refuzim të bujshëm.

“Diletta Leotta më refuzoi!”, është pak a shumë thelbi i asaj që ka dashur të rrëfejë aktori, duke iu referuar gazetares sportive, imazh i “Sky Sport”.

Boldi tentoi më kot ta bindte Leottën të merrte pjesë në filmin e tij komik, por Diletta thjesht as nuk donte t’ia dinte.

“I bëra një kërkesë të përulur për shumë muaj. Kam qenë i ftuari i saj në një emision televiziv, fola me agjentët e saj dhe këmbëngula. Ajo thjesht nuk e ka kuptuar dhe refuzoi. Mund të ishte një mundësi më shumë dhe e mirë edhe për të. Gjithsesi, kini durim. Në kastin e aktorëve kemi një artiste premtuese si Rocio Munoz Rodriguez. Jo vetëm që është e bukur, por edhe simpatike. Ka klas dhe nuk ka qenë kurrë vulgare”, tha Boldi.

Një deklaratë ndoshta ironike kjo kundrejt Diletta Leottës, thua vallë kjo e fundit të jetë shfaqur ndonjëherë vulgare?

FOTO GALERI
1/24

Top Channel