Bella Thorne në krahët e Patrick Schwarzenegger

28/11/2017 11:04

Aktorja Bella Thorne është shfaqur në krahët e Patrick Schwarzenegger në posterin e ri për filmin e tyre të ardhshëm “Midnight Sun”.

Në poster djali 24-vjeçar i Arnold Schwarzenegger në një dorë mban timonin e një varke, dhe me dorën tjetër përqafon Bella.

Filmi ka regjisor Scott Spee, dhe është një ribërje e filmit japonez të 2006, Taiyo no Uta, për një vajze adoleshente me çrregullime gjenetike.

Për shkak të kushteve të saj, ajo nuk mund të dalë në diell dhe i duhet të jetojë natën. Në posterin e versionit amerikan të filmit, Patrick, i cili aktualisht është me modelen Abby Champion, dhe Bella shfaqen në diell.

 

FOTO GALERI
1/1

Top Channel