As Ozil, as Sanchez, Wenger refuzon shitjen e futbollistëve

28/11/2017 12:11

As Ozil e as Alexis Sanchez nuk do të largohen nga Arsenali në merkaton e muajit janar.

Trajneri i “Topçinjve” të Londrës ka folur në lidhje me të ardhmen e këtyre dy futbollistëve që prej kohësh janë vënë në qendër të zërave të merkatos, me mesfushorin gjerman që u fol për një kalim të mundshëm te Barcelona, ndërkohë që emri i Sanchez u përmend te Manchester City.

“Ozil e Sanchez do të qëndrojnë këtu”, tha Wenger.

“Nuk është se mendoj gjithmonë për këtë çështje. Për sa kohë që ata do të jenë pjesë e Arsenalit, do të japin maksimumin për këtë skuadër. I qëndroj idesë se Ozil dhe Sanchez do të jenë më ne deri në fund të këtij sezoni”, tha trajneri francez i Arsenal.

Top Channel