Historia e golit fantazmë, nga Hurst te Messi

27/11/2017 17:17

Goli i qartë që iu mohua Messit në ndeshjen me Valencian ka qenë kryefjala e mediave në Katalonja që nuk e ka fshehur indinjatën e saj pasi ishte një gol që mund të ndryshonte rrjedhën e takimit.

Por ky episod është vetëm një ndër faqet e shkruara në historinë e futbollit botëror në lidhje me këtë aspekt duke bërë që polemikat jenë të ndezura për 50 vjet. Kronikat sportive janë të mbushura me ngjarje ku janë mohuar apo janë akorduar pa të drejtë gola të tillë dhe lista është e gjatë.

Gjithçka ka nisur ne finalen e famshme të botërorit të 1966 mes Anglisë dhe Gjermanisë me Geoff Hurst për të arritur në shekullin XXI.

Në dekadën e fundit rastet kanë qenë nga më skandalozet sic ishte ai i Liverpoolit që eliminoi Chelsea-n në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve në 2004/2005 falë një goli të paqenë të Luis Garsias.

Në 2010, mbahet mend rasti i Lampard në ndeshjen Angli-Gjermani me mesfushorin gjerman që shënoi golin e barazimit 2-2 por që për arbitrin nuk ishte i tillë edhe pse e gjithë bota e pa qartë se topi kishte kaluar me mbi 1 m vijën fatale të portës.

Në Itali në vitin 2012 bëri bujë rasti i Muntarit në ndeshjen mes Juventusit e Milanit e mbyllur 1-1, kur Buffon largoi topin e goditur nga Muntari kur topi kishte hyrë brenda në portë.

Dy rastet e fundit kanë protagoniste pikërisht Barcelonën dhe në të dyja rastet katalanasit kanë rezultuar të dëmtuar. Sezonin e kaluar, Barcelonës goli fantazmë i hoqi dy pikë pikërisht në ndeshjen me Betis dhe këtë të diel historia u përsërit në Mestalla ndaj Valencias me Mesin, dy episode që do të flisnin për të tjera histori në Ligën spanjolle nëse do të aplikohej teknologjia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA