Emily Ratajkowski nuk ka qenë kurrë e ndrojtur për të treguar linjat e saj trupore.
Madje, në një postim të fundit në Instagram, modelja e kthyer në aktore dhe dizenjatore veshjesh plazhi është zhveshur në përpjekje për të promovuar linjën e saj të re të veshjeve.
Brunja bukuroshe kaloi Ditën e Falenderimeve buzë plazhit, e sigurisht që në një vend të tillë shumë pak mund t’i linte vend imagjinatës me një varietet bikinish, poza të cilat i ka publikuar në foto dhe video të shkurtra.
Më e veçanta e të gjitha atyre është hedhur si në faqen personale të Emily në Instagram, ashtu edhe në faqen e linjës së saj të re, “Inamorata Swimwear”, po në të njëjtin rrjet social.
Top Channel