Belen, sërish “single”? Puthje të nxehta me asistenten e saj

27/11/2017 16:47

A është rikthyer “single” një nga femrat më të famshme të botës së “showbizz”-it, Belen Rodriguez?

Kësaj pyetjeje nuk mund t’i përgjigjesh me saktësi, pasi nuk ka ende një zyrtarizim të dhënies fund të marrëdhënies së saj me Andrea Iannonen, por “showgirl”-i i famshëm është kapur nga paparacët në disa momente “të nxehta”.

Ka qenë e përjavshmja “Oggi”, që ka publikuar fotot e Belen Rodriguez teksa qëndronte në një lokal në kryeqytetin italian, Romë, së bashku me asistenten e saj Antonia Achille.

Por çfarë asistenteje do të thonit ju? Një ndihmëse e konsideruar edhe mikeshë nga Belen, e cila rastësisht apo qëllimisht, ka shkëmbyer edhe disa puthje të nxehta me të.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel