Amendimet e LSI, Vasili: Propozimet tona për të varfrit

27/11/2017 14:54

Petrit Vasili, kryetar i grupit parlamentar të LSI, u shpreh në një deklaratë për shtyp ditën e sotme se Qeveria është përpara një prove të re ditën e enjte.

“Qeveria është përpara një prove të re ditën e enjte, së paku për të dhënë një mesazh, qoftë edhe minimal dashamirësie ndaj shtresave të varfra, gjë që nuk e ka bërë dhe ne nuk shpresojmë se do ta bëjë. Megjithatë, ne jemi këtu që të ja ripërsërisim shqiptarëve se çfarë kemi kërkuar në mënyrë konkrete. LSI ka kërkuar që TVSH, për ushqimet bazë të shportës të zbresë nga 20% në 5 përqind. Taksa për banesën e parë të tyre të jetë zero; TVSH për biznesin e vogël të mbetet nën nivelin e 5 milionë lekëve të reja dhe jo të ulet në 2 milionë lekëve të reja”, tha Vasili.

Top Channel