Kthehet “Oriku”, mbylli misionin e shpëtimit në Egje

26/11/2017 19:41

Kontigjenti i gjashtë i forcës detare shqiptare dhe anija ‘Oriku’, u kthyen paraditen e të dielës nga misoni në detin Egje, në kuadër të operacioneve të NATO-s, për parandalimin e trafikut klandestin nga vende të Lindjes së Mesme.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka vlerësoi dimensionin njerëzor dhe të shpresës në këtë operacion ndërkombëtar të ushtarakëve detarë shqiptarë.

“1000 jetë të shpëtuara nga ju, mijëra zemra që ju falënderojnë në emër të jetës dhe për dorën e shpresës që ju keni zgjatur. Keni ngjallur shpresë tek ata njerëz që vijnë nga zona të pasigurta, që i kanë detyruar të ndërmarrin këto veprime të rrezikshme. Ju kemi shpëtuar ¼ e viktimave të trafikut klandestin gjatë këtij viti”, tha ministrja Olta Xhaçka.

Misioni në detin Egje tanimë do të vijojë nga kontigjenti i shtatë i forcës detare shqiptare, së bashku me anijen ‘Butrinti’, e cila është e pajisur edhe me armatim modern sipas standardeve të NATO-s.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA