“Shiko kush LUAN”… sonte në Top Channel

25/11/2017 19:34

Pas sukseseve të jashtëzakonshme në javët e kaluara, “Shiko kush LUAN” rikthehet në ekranin e Top Channel mbrëmjen e së shtunës në orën 20:50.

Po kush do të jenë të ftuarit e mbrëmjes së sotme, me të cilët do të luaj Luana?! Është vetë moderatorja, që përmes “Instagram”-it të saj, ka dhënë edhe disa detaje rreh të ftuarve.

Përveç të përhershmeve, Gent Hazizi dhe Ed Manushi, këtë herë në spektakël do të jenë edhe Dritan Shakohoxha, Rozana Radi, Valbona Selimllari, Vikena Kamenica, Bes Kallaku dhe Niada Saliasi.

Për më tepër detaje ju ftojmë të ndiqni “Shiko kush LUAN” çdo të shtunë në 20:50.

Top Channel