Edhe Uma Thurman “viktimë “ e Wenstein

24/11/2017 08:42

Uma Thurman ka bërë një postim në Instagram në ditën e Falenderimeve, dhe ka nënkuptuar se ka qënë viktimë e manjatit të filmit Harvery Weinstein.

“Jam shumë e lumtur sot që jam gjallë, për të gjithë ata që dua, dhe ata që kanë guximin të ngrihen mbi të tjerët. Thashë se kam qënë mjaft e nxehur së fundmi, dhe kjo për disa arsye, nëse nuk mund ta shihni nga fytyra ime”, thotë ylli i filmit “Pulp Fiction”.

Postimi vijon më tej: “Mendoj se është shumë e rëndësishme të keni kohën tuaj, të jeni të drejtë, të saktë kështu që…. Gëzuar ditën e Falenderimeve të Gjithëve, (Përveç teje Harvey, dhe komplotistëve të tu, jam e lumtur që po ikni ngadalë, ju nuk meritoni një plumb)- qëndroni me mua”.

Postimi kishte një foto të Thurman në filmin “Kill Bill: Volume 2” i shëprndarë nga Miramax, kompania e Wenstein. Dhe skena në foto është roli i Thurman, Beatrix Kiddo e cila premton për një “hakmarrje të tërbuar”.

Weinstein ka qënë producenti ekzekutiv i “Kill Bill”. Volumi i parë dhe i dytë janë shpërndarë nga Miramax.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA