Përmbahu Belen! Po tregon më shumë se ç’duhet…

23/11/2017 11:10

María Belén Rodríguez Cozzani, e njohur thjesht si Belén Rodríguez, është treguar “e pakujdesshme” gjatë shfaqjes së mbrëmje të Maurizio Costanzos.

Modelja dhe “showgirl”-i italo-argjentinas, e cila jeton në Milano që prej vitit 2004, ishte paraqitur në televizion me një palë recipeta të ngushta dhe një fund tepër të shkurtër, aq sa tregonin më shumë se ç’duhet për teleshikuesit.

Vetëm një ditë më parë, e përhershmja e njohur për çështjet “gossip” në Itali, revista “Chi” kishte njoftuar për një ndarje mes çiftit Belen Rodriguez dhe Andrea Iannone. E kjo, sipas revistës, për shkak të një krize mes tyre nga vera e kaluar.

Megjithatë, si modelja e njohur argjentinase, ashtu edhe piloti i Suzukit kanë mohuar të ketë ndodhur një gjë e tillë.

Shkaku i kësaj “ndarjeje”, sipas revistës së lajmeve “rozë” ishte nevoja për t’i kushtuar më shumë vëmendje djalit Santiago, i cili ka ardhur në jetë nga marrëdhënia me Stefano De Martinon, nga ana e 33-vjeçares Belen.

FOTO GALERI
7/36

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA