Presidenti Ilir Meta kthen në Parlament ligjin e parë të qeverisë Rama. Bëhet fjalë për Ligjin e Tarifave Gjyqësore që u miratua vetëm me votat e mazhorancës dhe u kundërshtua nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

Presidenca nuk i ka bërë publike argumentet që çuan kreun e shtetit ta kthejë për rishqyrtim këtë ligj, por nisma u shoqërua me debate gjatë diskutimit në komisionet parlamentare dhe në seancë kur kaloi.

Ligji ndryshonte tarifat për të gjitha llojet e padive në gjykatë dhe parashikon një rritje progresive. Nisma ishte në kuadër të reformës në drejtësi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA