Në 7 javë të aksionit të pastrimit të akseve kombëtare janë hequr nga shtrati i rrugës 1419 tabela, 124 kioska, 39 vendgrumbullimeve të gomave, 24 vendgrumbullime materialesh inerte, 14 konstruksione metalike, 18 konstruksione druri, 8 kontenier, 7 lavazhe, 87 vazo lulesh flamuj dhe objekte të tjera të kësaj natyre. Gjithashtu është ndërhyrë në prishjen e 2 objekteve njëkatëshe dhe 1 objekti dykatësh.

Aksioni i ARRSH-IKMT është zhvilluar në Tiranë-Elbasan-Pogradec, Levan-Kakavijë, Lezhë-Shkodër-Hani i Hotit, Fier-Vlorë, Fushë Krujë-Ura Drinit-Lezhë, Elbasan-Peqin-Rrogozhinë, Rrogozhinë-Fier, Nyja e Milotit, Mbikalimi i Shkozetit-Plepa-Durrës, Mbikalimi i Dajlanit, Rrogozhinë-Plepa, Vorë – Fushë Krujë, Tiranë-Durrës dhe Pogradec-Korçë-Kapshticë.

Aktualisht, ARRSH dhe IKMT po ndërhyjnë në aksin Vlorë-Sarandë, Shkodër-Pukë dhe Kukës-Has.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA