Numërimi i votave me kusht, që do të jenë vendimtare në shpalljen e fituesve në Prishtinë e Prizren, do të zhvillohet të enjten kur edhe pritet të mësohen emrat e kryetarëve të rinj të këtyre komunave.

Koalicioni i organizatave joqeveritare ‘Demokracia ne veprim” kërkon transparencë në procesin e numërimit në mënyrë që të shmangen kontestime të tjera të rezultatit.

“Është e rëndësishme që ky proces të jetë transparent. Partitë politike t’i kenë vëzhguesit e tyre. Kontestimet që do të bëjnë, t’i kenë në bazë të fakteve dhe dëshmive që mund të paraqesin dhe jo në bazë të hamendësimeve që mund t’i kenë”, shprehet Albert Krasniqi, Demokracia në Veprim.

Votat me kusht në Prishtinë variojnë nga 1600 deri ne 1700 e sipas burimeve jo zyrtare ato pritet të ndryshojnë rezultatin aktual, që sheh në krye kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti me një diferencë prej vetëm 237 votash ndaj rivalit të LDK-së, Arban Abrashi.

Në Prizren kandidati i Vetëvendosjes Mytaher Haskuka prin me 329 vota kundrejt atij të PDK, Shaqir Totaj. Votat me kusht atje janë rreth 1000. Koordinatori i qendrës së numërimit dhe rezultateve, Burim Ahmetaj garanton transparencën e procesit dhe siguron se rezultati përfundimtar për Prishtinën e Prizrenin mësohet të enjten.

“Nesër do të fillojmë me numërimin me e votave me kusht dhe votave me nevoja të posaçme. Prioritet do t’o japim lomunës më të madhe, çka nënkupton do të fillojmë me Komunën e Prishtinës, e më pas me komunat e tjera”, shprehet Burim Ahmetaj, koordinator i QNR.

Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila është në garë ende për postin e kryetarit të Prishtinës, ka kërkuar rinumërimin e të gjitha kutive të votimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA