Shqipëria turistike e vitit të ardhshëm duhet të gjejë vendin më të lehtësuar nga barra e plehrave, u shpreh kryeministri Edi Rama në nisjen e aksionit “Pastrojmë Shqipërinë që duam”.

E rëndësishme për kreun e qeverisë është edukimi mjedisor, duke përmendur edhe penalizim dhe ndërgjegjësim për ndotësit.

“Do të kthehet në operacion 6 mujor e do të përfundojë më 24 maj 2018, çdo ditë ne do të jemi të angazhuar në territor me të gjitha forcat, duke përdorur të gjitha rrugët e komunikimit, duke vënë në dispozicion të këtij operacioni të gjitha mjetet e mundshme në çdo nivel, në mënyrë që Shqipëria turistike e sezonit të ardhshëm të jetë shumë më e lehtësuar nga barra e këtyre plehrave në të gjithë trupin e vet. Në këto 6 muaj nuk do të mjaftohemi me operacionin po do të bëjmë ndërhyrje të rëndësishme për të ndërtuar mekanizma efikas që ajo që do të arrijmë në këto 6 muaj të mos përmbyset në 6 muajt e ardhshëm dhe kur të vijë dita e aksionit tjetër të mos jemi prapë në këtë situatë”, tha Rama.

Rama tha se janë 9100 vendhedhje pa kriter të plehrave, jashtë çdo norme ligjore në të gjithë hartën e Shqipërisë. Ai tha se rëndësi do të ketë kultura dhe mekanizmi i inspektimit, strukturë që do ti kalojë policisë së shtetit.

“Nuk mudnet më që policia e shtetit ti rrijë larg zhvillimit kriminal në të gjithë territorin të një veprimtarie të përditshme qytetare që është bërë si ngrënia e vakteve të ushqimit”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA