Icardi në Napoli, Wanda ‘nxeh’ instagramin

21/11/2017 15:02

Ndërsa përballja mes Napolit dhe Interit ka nxehur atmosferën sportive me të gjithë komponentët, atmosfera mediatike, veçanërisht ajo në rrjetet sociale është bërë më e nxehtë nga ata që kanë lidhje direkte dhe indirekte me futbollin.

Është Wanda Nara, bashkëshortja dhe prokuratorja e sulmuesit të Interit Mauro Icardi, që nuk lë rast pa folur për veten.

Në fakt, Wanda si gjthnjë, edhe këtë herë ka folur nëpëmjet trupit të saj, të cilin e ka ekspozuar të zhveshur në profilin e saj në instagram.

Kjo ka shërbyer për të ndezur edhe më shumë atmosferën mes tifozerive në prag të superndeshjes që Interit i Icardit do të luajë në mbrëmje në Napoli.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel