Harxhi dhe Kulluri me ndryshime statutore për ringritjen e PD

21/11/2017 21:44

Edit Harxhi dhe Edvin Kulluri dy prej anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së, kanë paraqitur disa ndryshime statutore për ringritjen e PD-së.

Ata thanë se janë mbështetur edhe nga figurat kyçe të Partisë Demokratike në lidhje me këtë platforme.

Një nga propozimet e bëra, ka lidhje me dorëheqjen në mënyre të vullnetshme të kryetarit Basha, si dhe me ndryshime organizative brenda partisë, ku theksi vihet tek meritokracia dhe funksionim i organeve aktuale, të lëna në harresë.

Nuk është hera e parë që propozohen ndryshime të tilla për të nxjerr Partinë Demokratike nga kriza, më herët ka qenë Astrit Patozi që ka propozuar një platformë të ngjashme.

Top Channel