Foto nudo të Madonna-s 18-vjeçe dalin në ankand

21/11/2017 19:29

Fotografitë, të cilat shfaqin Madonna-n në moshën 18-vjeçare, pa të brendshme, do të dalin në ankand në “Gotta Have Rock And Roll”, ditën e mërkurë. Madonna ka pozuar nudo për një set fotografik me fotografin Cecil I. Taylor.

Në një foto bardhë e zi, ylli tashmë 59-vjeçare, është fotografuar me një buzëqeshje në fytyrë ndërkohë që pozonte. Foto të tjera tregojnë Madonna-n plotësisht të zhveshur teksa kërcen në studio.

Sipas “TMZ”, ka rreth 108 fotografi nudo të Madonna-s në shitje, me çmimin që fillojnë nga 800 dollarë deri në 1200 dollarë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel