Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa ka publikuar dhe strategjinë për përballjen e të miturve me drejtësinë.
“Të miturit në sistemin e drejtësisë penale përbëjnë një kategori vulnerabël, ndaj edhe mbrojtja e tyre duhet dhe do të të jetë një nga objektivat kryesorë të Policisë së Shtetit dhe jo vetëm. Si Ministër i Brendshëm, kam bindjen se puna e përditshme e organeve të Policisë së Shtetit, veçanërisht të asaj pjese që ka kontaktin më të parë dhe të drejtpërdrejtë me të miturit, do të duhet të orientohet në të ardhmen detyrimisht drejt disa qëllimeve madhore”,është shprehur ministri Xhafaj.
Pika të kësaj strategjie janë përmirësimi i infrastrukturës në të gjitha komisariatet e policisë, përmirësim i kurrikulave në Akademinë e Sigurisë për formimin e punonjësve të policisë për trajtimin e të miturve, trajnimin e policëve me programet specifike për të miturit viktima të torturës.
Në masat konkrete ndër të tjera është parashikuar fuqizimi i shërbimit të psikologut në strukturat e policisë, intensifikimi i programeve të edukimit publik në shkolla, dhe zhvillimi i fushatave ndërgjegjësuese në lidhje me rëndësinë e masave parandaluese, kryesisht në drejtim të përfshirjes në kriminalitet apo përdorimin nga krimi i organizuar sidomos të të miturve dhe të rinjve.
Top Channel