Sylvester Stallones i ka dalë në mbrojtje ish-bashkëshortja Brigitte Nielsen, e cila deklaron se nuk ka asnjë mundësi që ai të ketë sulmuar seksualisht vite më parë një 16-vjeçare, siç pretendohet.
“Gjatë verës së vitit 1986, kur pretendohet të ketë ndodhur ngjarja, ne ishim të sapomartuar dhe nuk shkëputeshim për asnjë moment nga njëri-tjetri”, rrëfen Nielsen.
Ylli i “Rocky”-t ishte 40 vjeç në kohën kur ajo, që atëherë ishte një adoleshente, pretendon se Stallone e kishte shtrënguar në një marrëdhënie intime, së bashku me truprojën e tij.
Për aktoren Brigitte Nielsen, e gjithë kjo është një farsë. Në një intervistë dhënë faqes së njohur të lajmeve rozë në internet, “TMZ”, ajo tregon se kur po xhirohej “Over the Top” në Las Vegas, në pjesën më të madhe të ditës ajo ishte aty duke e parë në aksion, pastaj darkonin bashkë e tërhiqeshin në dhomën e tyre të hotelit “Hilton”.
“Thuhet se incidenti ka ndodhur rreth orës 8:30 të mbrëmjes, por nuk ka gjasa, – vazhdon 54-vjeçarja, – sepse në atë dhomë nuk kishte njeri tjetër, veç meje”.
Top Channel