Zgjedhjet në Kosovë, çfarë ndikimi do të kenë në skenën politike?

19/11/2017 20:21

Për të folur për impaktin politik që pritet të kenë zgjedhjet lokale në Kosovë, ishte e ftuar në studion e lajmeve në Top Channel, Edit’h Harxhi, ish-zv/ministre e Jashtme.

“Kanë bërë një bujë të madhe këto zgjedhje pavarësisht se ishin lokale. Mendoj se arsyeja ka të bëjë shumë me skenën politike në Kosovë, e cila është ndërlikuar edhe më tepër pas mbledhjes së një koalicioni qeveritarë që janë pjesë e UCK dhe dalja në opozitë e LDK-së dhe Vetëvendosjes. Në një farë mënyre, situata politike në Kosovë dhe skena politike është edhe më komplekse mbas orës 7 të mbrëmjes, kur janë mbyllur edhe qendrat e votimit të raundit të dytë. Ka pasur komuna ku partnerë të koalicionit qeveritarë janë ndeshur me njëri-tjetrin. Kjo nuk ka qenë kudo e mirëpritur, ku ka pasur edhe tensione të vogla gjatë fushatës. Me këtë përqindje të ulët, Kosova tregon që është në të njëjtën linjë me të gjitha vendet e tjera të rajonit, ku popujt janë të lodhur. Rajoni ka nevojë për ndryshime rrënjësore, të cilat fillojnë me ndryshimin e partive politike dhe fitorja e LDK-së në zgjedhje në raundin e parë, vinte për arsye të lodhjes së madhe me koalicionet dhe me politikën aktuale. Gjithsesi sondazhet paraprake kanë nxjerrë që Shpend Ahmeti të mbajë Prishtinën, por edhe arritja e kandidatit të LDK-së mendoj se është një shenjë shumë e mirë që LDK-ja po fillon ndryshimin e saj nga brenda dhe jam e bindur se elita do të ketë ndryshime shumë të mëdha”, u shpreh Edit’h Harxhi, ish-zv/ministre e Jashtme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA