“Dashuria s’njeh kufi”. Martesë në murin Meksikë-SHBA

19/11/2017 20:59

Dashuria nuk njeh kufi; një amerikan dhe një meksikane, janë martuar në pak minuta, pranë një seksioni të murit që ndan dy vendet e tyre, i hapur si jo zakonisht nga rojat kufitare amerikane, për okazionin.

“Për ata që duhen, këto mure nuk ekzistojnë, dashuria nuk njeh kufinj”, ka thënë nusja, Evelia Reyes. Çifti, i ka thënë ‘po’ njëri tjetrit në praninë e një gjykatësi meksikanë, pikërisht në atë që quhet edhe porta e shpresës, gjatë një ceremonie të organizuar nga një ojq për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve.

Një ceremoni shumë simbolike, në një moment në të cilin presidenti amerikan, Donald Trump, kërkon të ngrejë një mur të pakapërcyeshëm me Meksikën. Autoritetet amerikane, në disa raste gjatë vitit, hapin portën që ndan SHBA-në me Meksikën për të lejuar familjet e të dyja vendeve të takohen pa pasur nevojë për viza.

Ndaj edhe porta që shërbeu si dekor në martesën e Brajan dhe Evelia, ka marrë edhe emrin porta e shpresës. Ka më shumë se 11 milionë emigrantë pa dokumente në SHBA, pjesa më e madhe e të cilëve nga Meksika. Për shkak të statusit të tyre, ata nuk mund të vizitojnë familjet e tyre dhe të kthehen sërish në SHBA, si pasojë e frikës nga deportimi.

FOTO GALERI
5/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA