ATP Final, Dimitrov triumfon ndaj Sock dhe kalon në finale me Goffin

19/11/2017 09:51

Grigor Dimitrov kualifikohet në finale e ATP Finals, pasi mposhti amerikanin Jack Sock 2-1 me sete, 4-6, 6-0 dhe 6-3, duke u ngjitur për herë të parë në karrierë deri në vendin e tretë në klasifikimin ATP.

26-vjecari ballkanas fitoi tre game-t e para në vetëm 12 minuta lojë, por amerikani mori 6 nga 7 game-t e radhës, duke befasuar në setin e parë 4-6. Në setin pasardhës, Dimitrov, që kishte fituar vetëm 1 nga 4 përballjet e mëparshme mes tyre, e “masakroi” kundërshtarin e tij, duke mos e lejuar të merrte qoftë një game.

Diferenca në setin final u bë në game-n e tretë, ku Dimitrov përfitoi nga nervozizmi i Sock, duke e thyer në shërbim. Kaq mjaftoi që bullgari të kontrollonte me qetësi situatën, duke e mbyllur këtë set final 6-3 dhe të gjithë ndeshjen 2-1 me sete.

Finalja mes Dimitrov dhe Goffin do të zhvillohet sot, në orën 19:00, me tenistin bullgar që konsiderohet favorit, teksa kryeson edhe bilancin e përgjithshëm në përballjet mes tyre 3-1.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA