Miliarderja e Norvegjisë i shpëton penalitetit të rëndë

18/11/2017 17:22

Ajo është multimiliardere, edhe pse vetëm 22 vjeç. Por pavarësisht kësaj, ajo është gjobitur me 250 mijë korona suedeze (afro 23 mijë paund) për drejtim mjeti në gjendje të dehur, teksa kthehej për në resortin e skive të familjes së saj, në Hafjell.

Katharina Andresen vlerësohet të jetë gruaja më e pasur e vendit, teksa “Forbes” thotë se pasuria e saj shkon në rreth 1.23 miliardë dollarë. Por e reja e dytë më miliardere e botës mund të ishte gjobitur deri në 40 milionë korona (afro 3.7 milionë paund) në Norvegji, ku ndëshkimet përcaktohen mbi bazën e aseteve të shkelësve të ligjit.

Studentja shmangu kështu një gjobë më të majme, vetëm sepse asetet e saj “nuk kanë dhënë ende divident”. Edhe pse ajo ka 42 për qind të aksioneve në kompaninë e investimeve të familjes së saj, që kur babai ia dhuroi në vitin 2007, ajo nuk ka marrë ende një pagë fikse.

Por Andresen nuk i ka shpëtuar heqjes së patentës për 13 muaj, pasi doli në seancën gjyqësore të Oslos.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA