Barcelona ka shfrytëzuar më së miri kalendarin e La Ligës, që këtë javë të 12 ka rezervuar derbin madrilen mes Atletico Madrid dhe Real Madrid.
Edhe pse në një transfertë jo të lehtë si ajo e Leganesit, katalanasit kanë triumfuar pastër 3-0, falë një dygolëshi të shënuar nga Luis Suarez dhe golit të brazilianit Paulinho.
Tashmë ekipi “blaugrana” shkëputet në krye të klasifikimit me 34 pikë, 7 më shumë sesa Valencia e vendit të dytë (me një ndeshje më shumë për të zhvilluar) por më shumë sesa kjo, duke thelluar në 11 pikë diferencën me dy ekipet madrilene, që përballen mes tyre mbrëmjen e kësaj të shtune.
Të Barça ka vend edhe për rekorde, pasi Busquets zhvilloi sot ndeshjen e 400-të me fanellën “blaugrana”; Luis Suarez futet në dhjetëshen e sulmuesve më të mirë për katalanasit, ndërsa ekipi për këtë sezon është i vetmi që ka shënuar në çdo ndeshje.
Top Channel