Viti i Ri, Kosova e nisi vitin 2026 pa buxhet Të dielën, 18 komuna të Kosovës shkojnë në balotazh, përfshirë ato me kryesoret, Prishtinën, Gjakovën, Ferizajn, Mitrovicën, Gjilanin dhe Prizrenin.
Kandidatët këtë herë kishin të drejtë fushatë për 5 ditë. Gjatë raundit të zgjedhjeve lokale, mbajtur në 22 tetor në 38 komuna, u shënua një pjesëmarrje tepër e ulët në votime, 44%, por atmosfera përgjithësisht ishte e qetë, pa rregullsi të mëdha që të dëmtonin procesin apo rezultatin.
Në kryeqytetin e Kosovës, ku ishte dhe konkurrenca më e fortë, në balotazh përballen me njëri-tjetrin Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes dhe Arban Abrashi i LDK-së.
Në Gjakovë, garojnë Ardian Gjini nga AAK mimoza kusari Lila nga Alternativa; në Gjilan, Lutfi Haziri i LDK-së me Sami Kurteshin e Vetëvendosjes; edhe në Prizren, një kandidat i Vetëvendosjes Mytaher Haskuka që lufton për drejtimin e komunës Shaqir Totaj nga PDK.
Katër komunat e veriut të Kosovës të banuara me shumicë serbe nuk do të shkojnë në balotazh. Ato u fituan që në raundin e parë nga kandidatët e listës “Srpska”, që fitoi 8 komuna, e gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.
Zyrtarë të qeverisë në Beograd, e mbështeten hapur listën “Srpska” në zgjedhje dhe çka nxiti reagimin e qeverisë së Kosovës, që tha se “Beogradi zyrtar ka ndërhyrë drejtpërdrejt në përcaktimin e serbëve të Kosovës se për kë duhet të votojnë”.
Lista “Srpska” do të përpiqet të dielën të marrë edhe Kllokotin. Pjesëmarrja e ulet ndërkohe në raundin e parë shkaktoi reagimin e shefes së zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, e cila u kërkoi kosovarëve të mos e humbasin rastin që të votojnë për të ardhmen e tyre.
Top Channel