Bradley Cooper dhe Gigi Hadid shijojnë një mbrëmje në Paris, darkë me miqtë gjatë Javës së Modës Teatri “Old Vic”, ku Kevin Spacey ka qenë drejtor artistik nga viti 2004 deri në 2011-n, njoftoi se kishte marrë 20 dëshmi personale për sjellje të papërshtatshme nga ana e aktorit të njohur, e se 14 prej tyre ishin aq serioze saqë akuzuesit ishin këshilluar t’i drejtoheshin policisë.
Personat e prekur thonë se ishin ndierë “të paaftë” për të ngritur shqetësimet. Teatri i famshëm londinez kërkoi falje, për faktin se nuk kishte krijuar një ambient apo kulturë ku pjesëtarë të stafit të ishin në gjendje të flisnin lirisht.
Njoftimi vjen në vazhdën e akuzave të shumta për ngacmime seksuale dhe sjellje grabitqare në emër të fituesit të çmimit “Oscar” dhe protagonistit të “House of Cards”.
Një hetim i zhvilluar nga “Old Vic” zbuloi se fama dhe statusi i tij në teatër mund të ketë penguar njerëzit, e veçanërisht aktoret apo pjesëtarët e rinj të stafit, të denonconin sjelljet e papërshtatshme, apo të kërkonin ndihmë.
Tre persona u thanë drejtuesve të teatrit se kishin kontaktuar me policinë. Ndaj Spacey ngrihen pretendime për sjellje të papërshtatshme e ngacmime, por jo për përdhunim. 16 prej individëve që e akuzojnë janë ish-pjesëtarë të stafit, të gjithë meshkuj.
Drejtori artistik aktual i teatrit, Matthew Warchus tha se ndiente keqardhje për personat e prekur dhe u shpreh i shokuar nga pretendimet. Karriera e Spaceyt ka marrë tatëpjetën që prej shpërthimit të skandalit.
Rrjeti “Netflix” pezulloi serialin “House of Cards” ku ai ishte protagonsit, Akademia e Arteve Televizive tërhoqi çmimin “Emy” për të, ndërsa regjisori Ridley Scott i hoqi skenat e tij nga filmi “All the Money in the World”, pavarësisht se xhirimet kishin përfunduar.
Top Channel