Nga Betim Spërdhima te “Zona e Brrylit”, Rezart Veleshnja në “Wake Up”

16/11/2017 09:33

Rezart Veleshnja, një ndër aktorët më të spikatur në “Portokalli”, i cili numëron role nga më të ndryshmit, që nga personazhe të thjeshtë e deri tek emra të njohur të ekranit, ishte mëngjesin e ditës së sotme i ftuar në “Wake Up”.

Ai foli për sezonin e ri në Portokalli dhe për rolet e tij të reja me të cilat ka goditur tek publiku, duke marrë një vëmendje të madhe.

I pyetur se a është për të ky sezoni më i mirë në “Portokalli”, Rezarti thotë se të gjithë sezonet për të janë më të mirët. “Nuk mbaron me kaq, nuk keni parë gjë akoma”, thotë aktori i “Portokalli”.

Më tej, Rezi thotë se në 10 vite ka arritur të realizojë plotë 44 personazhe, por sigurisht që ai e ka një të preferuar.

“Sigurisht që është Betim Spërdhima. Të gjithë ne shqiptarët e kemi pak fshatin brenda, të gjithë dhe kjo besoj është një ndër elementët e suksesit të këtij roli”.

Ai zbulon edhe personazhin më të vështirë për t’u realizuar. “Është drejtori i shkollës. Më ka bërë me dhimbje koke”.

Sa i përket “Zonës së Brrylit”, një miniprogrameve të realizuara nga Rezarti këtë sezon të Portokalli, ai thotë se nuk është synim të goditet askush, por vetëm të kënaqim publikun.

“Nuk kemi dalë me sëpata, nuk duam të godasim, njeri. Ne jemi emision humori dhe thjesht duam të kënaqim publikun”, u shpreh në Wake Up, aktori Rezart Veleshnja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA