Ata u ndanë nëntorin e vitit të kaluar, por duket se The Weeknd dhe ish e dashura e tij, Bella Hadid mund t’i jenë rikthyer dashurisë së vjetër pas romancës së The Weeknd me Selena Gomez, e cila përfundoi në muajin tetor.
Këngëtari 27-vjeçar është fotografuar duke u larguar nga apartamenti i modeles në New York, mbrëmjen e së martës.
Ai dhe modelja 21-vjeçare nisën lidhjen e tyre në fillim të 2015 por u ndanë në dhjetor po të të njëjtit vit, duke kaluar pushimet të ndarë nga njëri-tjetri.
Ata u rikthyen sërish bashkë, duke bërë paraqitjen e parë publike si një çift në shkurt 2016 në Grammy Awards.
Ndërkohë që The Weeknd është rikthyer me Bella Hadid, Selena nga ana tjetër është ribashkuar me dashurinë e saj të vjetër, Justin Bieber.
Top Channel