“Playboy” heq dorë nga tradita, editorial me një modele të bëshme

15/11/2017 17:31

Pas modeles transgjinore, “Playboy” vjen me një tjetër minirevolucion. Për të parën herë, revista e famshme për fotot e saj të nxehta thyen traditën e bukurosheve të holla, por me forma, duke zgjedhur të prezantojë në faqen e saj të internetit një modele të shëndoshë.

Molly Constable nuk është as e dobët dhe as bjonde, por kjo tashmë nuk ka asnjë rëndësi. Kthesa e “playboy”-it i lejon 22-vjeçares së “masës plus”, shndërrimin në vajzën e muajit pa përdorur madje as grim të rënduar.

Fotot e saj tregojnë një bukuri natyrale, shumë larg imazhit të përsosmërisë së ndihmuar nga bisturia e kirurgëve plastikë. “Pesha nuk ka rëndësi, – shprehet modelja e konsideruar një yll në rritje. – E rëndësishme është si ndihesh ti brenda vetes dhe si sillesh përpara njerëzve”.

22-vjeçarja e masës “ekstra large” është shfaqur në disa kopertina britanike, mes të cilave edhe e famshmja “Harper’s Bazaar”, dhe është një nga yjet më të adhuruara të botës së “masës plus”, bashkë me Ashley Graham dhe Jordyn Woods.

Karriera e Mollyt nisi krejt rastësisht në vitin 2012, kur fotot e saj në “Instagram” i tërhoqën vëmendjen një agjenti të agjencisë për të cilën Molly punon aktualisht, “MiLK Management”. “Playboy” e shpjegoi vendimin e tij duke thënë se është i hapur ndaj diversitetit dhe se ka pranuar idenë që të gjitha format janë joshëse e duhen vlerësuar.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA