Modelen më të famshme në industrinë e modës duket se e ka zënë syri i keq. Pritej që ajo të dukej e mahnitshme në mbrëmjen e “Glamour Women of the Year Awards” dhe tek kjo pjesë nuk zhgënjeu aspak.

Gjatë kohës kur po nisej në këtë event Gigi pengohet me fustanin e saj dhe thuajse u rrëzua në trotuarin poshtë shtëpisë. Edhe pse ky incident i vogël zgjati vetëm pak sekonda duket se modelja bukuroshe është vënë në siklet.

Fatmirësisht pranë saj ishte motra e vogël Bella Hadid, e cila e ndihmoi të rikthejë ekuilibrin edhe pse Gigi nuk e preku aspak asfaltin. Megjithatë, krenare dhe e bukur ajo mahniti në tapetin e kuq me paraqitjen e saj.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel