Surprizë nënujore në Filipine, notarja pozon për foto dhe “takon” një peshkaqen balenë
Ato janë të talentuara, kanë origjinë shqiptare dhe janë dy nga këngëtaret më të suksesshme të momentit, por që fatkeqësisht nuk kanë marrëdhënie të mirë me njëra-tjetrën.
Në median online aludohet se Rita Ora ka një ndjesi konkurrence dhe xhelozie kundrejt Dua Lipës. Këto spekulime kanë nisur të qarkullojnë që në fillimet e karrierës së Dua-s.
Mesa duket, 22-vjeçarja Dua Lipa kohë më parë i ka kërkuar Ritës ta ndihmojë me projektet e saj muzikore duke i promovuar ato në rrjetet e saj sociale. Rita e ka injoruar krejtësisht këtë kërkesë për ndihmë nga Dua duke mos i kthyer asnjë përgjigje.
Këtu nisi një luftë e heshtur dhe e ftohtë mes dy këngëtareve e cila me kalimin e kohës mund të thellohet akoma më shumë.
Top Channel