“Tirana, shumëngjyrëshe dhe e komplikuar”

13/11/2017 10:59

“Tirana, shumëngjyrëshe dhe komplikuar”, është titulli i artikullit që Corriere della Sera i ka kushtuar kryeqytetit shqiptar.

Ajo e quan Tiranën si një prej qyteteve më “pop”, duke shkruar se “kryeqyteti është pasqyra dhe sinteza e Shqipërisë: vrapon sikur kërkon të fitojë kohën e humbur”.

Plani i ri Rregullues që i hap rrugën zhvillimit të Tiranës, përurimi i autobusit elektrik, mbjellja e pemëve të reja, janë disa prej risive që veçon gazeta italiane, e cila thekson se tashmë kryeqyteti shqiptar është bërë edhe streha e rreth 20 mijë italianëve të cilët kanë gjetur vendin e duhur duke u bërë protagonistë jo vetëm në fushën e restoranteve, por edhe në prodhim, e mbi të gjitha në shëndetësi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA