Një urim i veçantë për Dua Lipën

13/11/2017 11:22

Dua Lipa fitoi çmimin “Best New Act” në ndarjen e çmimeve EMA të MTV, dhe për këtë ka marrë dhe një urim të veçantë.

Bëhet fjalë për kryebashkiakun e Londrës, Sadiq Khan, i cili njihet si fans i muzikës së Dua Lipës, dhe nuk ka munguar në mjaft koncerte të saj.

“Qyteti ynë i ka disa prej talenteve më të mëdha të muzikës botërore. Është gjë e bukur të shohësh londinezen Dua Lipa duke e fituar çmimin për Artisten e re më të mirë në MTV EMA”, shkruan Khan në profilin e kryebashkiakut të Londrës.

Top Channel