Boston Celtics vazhdon të shfaqet në një formë të shkëlqyer. Skuadra kryesuese e Konferencës së Lindjes në NBA mposhti Toronton 95-94 duke regjistruar suksesin e 12 radhazi, edhe pse në këtë sfidë iu desh të bënte pa Kyrie Irving të dëmtuar. ai që mori përsipër të kluajë rolin e protagonistit për Celtics ishte Al Horford që shënoi 21 pikë personale, ndërkohë që spikati edhe Jaylen Brown me 18 pikë.
Houston vazhdon të bëjë viktima në ndeshjet e saj në NBA. Këtë radhë skuadra teksane fitoi ndaj Indiana Pacers me rezultatin 118-95 ku si zakonisht ai në shkëlqeu në parket ishte James Harden që në këtë takim regjistroi një bilanc personal me 26 pikë e 15 topa në tabelë. Mjaft mirë u paraqit edhe Clint Candela me 20 pikë, por shënuesi më i mirë i sfidës ishte në radhët e Indianës, Victor Oladipo me 28 pikë.
Oklahoma City i falet Paul George edhe në ndeshjen ndaj Dallas Mavericks të cilën e mposhti me rezultatin 112-99 për ta cuar në 6 numrin e fitoreve sezonale. Basketbollisti i Thunder që në ndeshjen me LA Clippers shënoi 42 pikë, këtë radhë pati një bilanc me 37 pikë,8 topa në tabele e 6 asist duke i dhënë këtë sukses Oklahomës. Për Dallas që renditet në vendin e fundit në konferencës së Perëndimit, kjo me Thunder ishte disfata e 12 sezonale, në 14 ndeshje të luajtura.
Top Channel