Kushtet atmosferike, lagështia në rrugë, si dhe shpejtësia tej normave të lejuara kanë shkaktuar dy aksidente rrugore pak pas mesdite në autostradën Tiranë-Durrës, në të dyja kahet e lëvizjes.

Fatmirësisht, nga aksidentet nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale të mjeteve të përfshira në aksident.

Në të dyja kahet e autostradës është ndaluar qarkullimi për rreth 15 minuta, deri në zhvendosjen e mjeteve. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur verifikimet për zbardhjen e shkaqeve të këtyre aksidenteve.

Fotot kanë mbërritur në redaksinë e Top Channel nëpërmjet rubrikës “Ti Raporton”, nga persona që kanë qenë në vendngjarje në momentin e aksidenteve.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA