Klienti gjen parazit të gjallë në pjatën me sushi, videoja bëhet virale në rrjet
Emrat e tyre janë mjaft të njohur për publikun. Kamela Islamaj dhe Genti Myftaraj do të jenë Vocal Coach në këtë sezon të ‘The Voice Kids’, kurse Kejsi Tola i bashkohet për herë të parë stafit të ‘The Voice’. Eksperienca dhe formimi i tyre muzikor bëri që ata të përzgjidhen për të punuar me zërat më të mirë të fëmijëve, që do të jenë pjesë e ‘The Voice Kids’.
Kamela, një nga zërat më të veçantë në Shqipëri, me një edukim muzikor të gjithanshëm është një nga zbulueset e talenteve dhe Vocal Coach në ‘The Voice of Albania’ që prej sezonit të pare. Prania e saj ndër vite në këtë program tregon se ajo mbetet një element i vyer për ‘The Voice’.
Ndërsa, Genti është muzikant, kompozitor dhe tekstshkrues mjaft i njohur në vend. Një pjesë e mirë e publikut e njeh Gentin si një nga kitaristët më të mirë në vend. Ai iu bashkua stafit të ‘The Voice of Albania’ sezonin e kaluar si një Vocal Coach shumë i suksesshëm. Genti rikthehet këtë sezon për të qenë pjesë e ‘The Voice Kids’.
Kejsin e njohim të gjithë si një figurë shumë të dashur dhe të njohur në fushën e muzikës. Që në moshë fare të re, ajo arriti të bëjë për vete publikun. Kejsi, që nga dalja e saj e parë në skenë ka patur një sukses të vazhdueshëm dhe këngët e saj janë kthyer shumë shpejt në hite. Ajo i bashkohet stafit të ‘The Voice’ për herë të parë, duke plotësuar kështu treshen e “Vocal-Coach”-ëve të sezonit të ri të ‘The Voice Kids’.
Top Channel