Klienti gjen parazit të gjallë në pjatën me sushi, videoja bëhet virale në rrjet
Pas suksesit të dy puntatave të para të “Shiko kush LUAN” nga Luana Vjollca, sonte në 20:50 vjen sërish emisioni më i ndjekur i të shtunave mbrëma për të dhuruar sërish spektakël.
Po kush do të jenë të ftuarit e mbrëmjes së sotme, me të cilët do të luaj Luana?! Është vetëm moderatorja që përmes Instagramit të saj ka dhënë edhe disa detaje rreh të ftuarve.
Dy moderatorët e emisionit më të ndjekur investigativ në Shqipëri, Dori dhe Devi nga studiot e “Fiks Fare” shkojnë për t’u argëtuar në studion e “Shiko kush LUAN”.
Eneda Tarifa dhe Turjan Hyska, që të dy këngëtarë dhe moderatorë do të jenë po ashtu pjesë e spektaklit të sotëm.
Finalisti i Big Brother, Olsi Klosi, dhe deputetja e LSI, Nora Malaj, plotësojnë 6-shen e ftuar për të luajtur sonte me Luanën dhe kapitenët Edi Manushi e Gent Hazizi.
Për më tepër detaje ju ftojmë të ndiqni “Shiko kush LUAN” sonte në 20:50, një spektakël që dy të shtunat e kaluara ka thyer rekorde audience.
Top Channel