Olsi: E kam tradhtuar Fiorentinën, dua të kaloj një natë me Morena Tarakun

11/11/2017 22:55

Olsi Klosi e ka krijuar famën e tij nga pjesëmarrja në Big Brother, ku hyri brenda në shtëpi së bashku me Fiorentinën.

E në fakt për të në “Shiko kush LUAN” nuk mund të kishte një pyetje më me spec se sa në lidhje me Fiorentinën.

“Sa herë e ke tradhtuar Fiorentinën”, ka qenë pyetja për Olsin. “Një herë” ka qenë përgjigjja e tij, duke shtuar se ajo e ka falur.

Por në këtë fazë të lojës, Olsit i është dhënë mundësia edhe të tregojë emrin e femrës së “ëndrrave” të tij, kur iu kërkua që të thoshte emrin e një femre që do të donte të kalonte një natë me të. “Morena Taraku”, ka qenë përgjigjja e Olsit.

Top Channel