Eno Popi nuk e tradhton të “dashurën” e parë

11/11/2017 17:04

Eno Popi është një nga moderatorët më të njohur në Shqipëri, e sot drejton dy emisione në Top Channel, “Wake Up” nga e hëna në të premte dhe të dielën me “100 Milionë”, por pavarësisht kësaj ai nuk e tradhton dashurinë e tij të parë, Radion.

I ftuar në “Pop Culture”, Eno u shpreh se Radion nuk do ta tradhtonte kurrë.

“Radion nuk do ta tradhtoj kurrë. Televizioni është po aq përgjegjësi, por radio është nga ato dashuritë që nuk shuhet kurrë. Është edhe mënyra më e mirë për të mbajtur veten në formë. Besoj se paradhoma e televizionit është Radio”, u shpreh Eno Popi.

Top Channel