
Forcat irakiane nisën ofensivën për çlirimin e Ravë-s, qyteza e fundit në duart e Shtetit Islamik.
Qyteza dhe disa parcela të vogla toke, janë gjithçka mbetet ende në kontroll të militantëve në Irak, pas çlirimit të Al Kaim javën e kaluar.
Bastioni i fundit urban i grupit xhihadist në Siri, Albu Kamal, ra menjëherë më pas.
Çlirimi i Ravës përmes mësymjes që nisi të shtunën do ta çonte grupin xhihadist në prag të disfatës së plotë në Irak. Komanda e operacioneve të përbashkëta njoftoi në një deklaratë se dy divizione të ushtrisë Irakiane dhe forcat fisnore sunite po mbështeteshin nga avionët e luftës.
Rava është një prej qytezave në të dyja anët e kufirit Irakiano-sirian të cilat ISIS i bëri pjesë të së ashtuquajturës ‘Krahina e Eufratit’, e përdorur për transferimin e luftëtarëve, armëve dhe mallrave mes dy vendeve.
Top Channel