Një nënë krenare si elefanti

10/11/2017 10:45

Një elefant i porsalindur ka bërë hapat e parë nën sytë vëzhgues të së ëmës. Vetëm një ditësh dhe ende nuk një emër, por ai ka lindur nga nëna Angele në kopshtin zoologjik të Budapestit.

Elefanti vogël shoqërohej nga e ëma Angele dhe motra më e madhe Asha, e cila ka qënë e pranishme në lindje, ashtu siç ndodh në botën e kafshëve.

Asha 4-vjeçare do të bëj shoqëri me të porsalindurën por kur i afrohet, largohet nga e ëma.

Shtëpia e elefantit në kopshtin zoologjik është mbyllur që familja të ketë pak paqe e qetësi, ndërsa lejohen vetëm kujdestarët e kopshtit.

Angele, elefantja 16-vjeçare ka ardhur në Budapest nga kopshti zoologjik francez La Palmyre, ndërsa babai Assam, ka lindur në Chester Zoo në 2000 dhe të dy janë prindër të Asha.

Kopshti zoologjik i Budapestit mban elefantë që nga viti 1875 dhe ka rritur me sukses 6 elefantë aziatikë në historinë e tij por publiku ka pritur disa ditë para se të shohë më të voglin.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA