Ndërron jetë “vajza Bond”

10/11/2017 09:23

Aktorja gjermane Karin Dor, e cila ka interpretuar një vrasëse të dërguar për James Bond në filmin “You Only Live Twice”, ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare.

Lajmin e dha gazeta “Bild”. Aktorja mësohet se ishte rrëzuar keq përpara një viti dhe nuk u rekuperua kurrë nga dëmtimet e pësuara.

Dor e ka nisur karrierën që në moshën 17-vjeçare dhe ka interpretuar në dhjetëra filma dhe pjesë teatrale.

Roli që e bëri të famshme ishte ai në filmin Bond të vitit 1967, ku interpretoi vrasësen Helga Brandt, e dërguar për të vrarë agjentin 007, i luajtur nga Sean Connery. Kur dështon në misionin e saj, bosi i keq Mr. Osato e hedh në një pishinë me piranja që e hanë të gjallë.

Karin Dor është e vetmja aktore gjermane që ka fituar rol si një “vajzë Bond”.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA