Miss Bumbum kërkon largimin e Presidentit (FOTO)

10/11/2017 09:53

Të hënën u kurorëzua si femra me të pasmet më të mira në Brazil, në konkursin e famshëm “Miss Bumbum” dhe pak ditë pas triumfit, famën e fituar kërkon ta përdorë në shërbim të vendit të saj.

Rosie Oliveira është 28 vjeç dhe thotë se as ajo dhe as Brazili nuk ka më kohë për të humbur dhe për këtë kërkon dorëheqjen e presidentit Michel Temer.

“Dua që ai të largohet dhe të shoh në vendin tim një reformë të klasës politike. Jam 28 vjeç dhe ëndrra ime e madhe është që të kem një fëmijë, por vendi ku jetojmë, pasiguria ekonomike e sociale më kanë ndaluar. Dua të kem fëmijë që të rriten në një Brazil më të mirë”, thotë ajo.

Përveç kësaj, Rosie thotë se kërkon që t’u tregojë të gjitha grave braziliane se mund “të kenë të pasme të bukura dhe të mos trajtohen si objekt”.

“Nuk mund të mos më respektojnë mua vetëm e vetëm se jam Miss Bumbumi”, deklaron ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA